Ndërlidhjet

Londër: Shkencëtarët shërbejnë mish nga laboratori


Pamje e një pjese të Londrës
Pamje e një pjese të Londrës
Shkencëtarët sot pritet të shërbejnë mish viçi artificial në Londër, që është rasti i parë i tillë në botë.

Sipas shkencëtarëve, ky është shembulli i parë i ushqimit me mish alternativ potencial.

Bërxollat e mishit të viçit, apo burgerët, të zhvilluara nga qelizat e lopës, në një laborator në Holandë, do të fërgohen në tigan dhe do të shijohen nga vullnetarët në Londër.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Mark Post në Universitetin Mastriht, i kanë kaluar disa vite duke e zhvilluar mishin artificial.

Mark Post tha se për mishin, i cili do të shijohet në Londër, janë shpenzuar më se 332 mijë dollarë amerikanë.

Shkencëtarët besojnë se mishi i kultivuar në laborator mund të ofroj një alternativë të qëndrueshme dhe të padëmshme për ambientin në raport me mbajtjen e bagëtisë.

Sipas një studimi të Universitetit Oxford, rritja e bagëtisë kontribuon me 18% të emetimit të gazrave në serra në përmasa globale dhe shfrytëzon afro 30% të tokës pa akull në botë.
XS
SM
MD
LG