Ndërlidhjet

HRW: Ushtria e Sirisë me raketa balistike vranë civilë


Organizata Human Rights Watch (HRW) thotë se ushtria e Sirisë po hedhë raketa balistike në hapësirat e banuara, duke vrarë qindra civilë, përfshirë edhe shumë fëmijë.

Në një raport të publikuar sot, HRW thekson se sulmi i tillë më aktual ishte ai në Alepo, më 26 Korrik, me ç’rast u vranë së paku 33 civilë, pëprfshirë 17 fëmijë.

Mëtutje në raport shkruan se nga nëntë sulme të qarta me raketa, në periudhën ndërmjet Shkurtit dhe Korrikut, janë vrarë së paku 215 njerëz.

Afro gjysma e të vrarëve ishin fëmijë.

Grupi HRW thotë se në afërsi të këtyre sulmeve nuk ka gjetur asnjë cak të qartë ushtarak.

Raportohet se Siria i ka disa tipe të raketave balistike, përfshirë edhe ato Scud të prodhimit rus, që kanë efekte shkatërruese në një hapësirë të gjërë.
XS
SM
MD
LG