Ndërlidhjet

Ukrainë: Shënohet dyvjetori i arrestimit të ish-kryeministres


Protestë e mbështetësve të Tymoshenkos
Protestë e mbështetësve të Tymoshenkos
Qindra aktivistë të opozitës dhe protestues janë mbledhur sot në qerndër të kryqytetit Kijev në Ukrainë, për të shënuar dyvjetorin e arrestimit së ish-kryeministres, Yulia Tymoshenko.

Aktivistët nga partia e saj, Mëmëdheu, kanë mbajtur pankarta në të cilat shkruante “Liri për Yulian” dhe “Dy vite të burgosjes së demokracisë”.

Ata po tubojnë nënshkrime për peticionin me të cilin kërkohet që Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të organizoj dëgjime lidhur me rastin Tymoshenko.

Ajo ishte arrestuar më 5 Gusht të vitit 2011 dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg në muajin Tetor për krime të ndërlidhura me një marrëveshje për gaz me Rzusinë nga viti 2009.

Ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko është nën hetime edhe për mashtrim tatimor dhe akuza për përvetësim dhe poashtu për një rast të vrasjes.

Zonja Tymoshenko i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG