Ndërlidhjet

Raportohet se Burns është takuar me një zyrtar të Vëllazërisë Myslimane


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns

Një zyrtar i lartë amerikan raportohet se është takuar me një zyrtar të lartë të Vëllazërisë Myslimane.

Raportimet nëpër media e kanë cituar një zyrtar anonim i cili thotë se zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns, është takuar të hënën në burg me Khairat el Sahter, zëvendës shefin e Vëllazërisë Myslimane.

El Shater është i akuzuar me bashkëpunim në vrasjen e protestuesve anti-Morsi.

Burns ka qenë së bashku me ministrat e jashtëm të Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe me të derguarin e BE-së.

Diplomatët po bëjnë përpjekje që t’i japing fund konfliktit në mes të ushtrisë egjiptiane që përkrahet nga qeveria dhe protestuesve që përkrahin presidentin e larguar nga pushteti prej ushtrisë, Muhammad Morsi.

Gjithashtu të hënën, dy senator, Lindsey Graham dhe John McCain pritet të shkojnë në Egjipt të hënën për bisedime me qeverinë ushtarake dhe grupet opozitare.
XS
SM
MD
LG