Ndërlidhjet

Maqedoni: Hetimi për 24 dhjetorin, pa zgjidhje


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Partitë politike në Maqedoni mbeten në qëndrimet e njëjta lidhur me vazhdimin e punës së Komisionit për hetimin e incidentit të 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Kuvend, puna e të cilit u bllokua pas dorëheqjes së kryetarit Borçe Davitkovski.

VMRO-DPMNE kërkon që Komisioni të punojë edhe pa kryetar, pasi ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për miratimin e konkluzioneve, por LSDM-ja e quan absurd propozimin e partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski, duke thënë se çështja e kryetarit kishte mbajtur pezull për disa muaj punën e Komisionit dhe do të ishte e palogjikshme që të verprohet ndryshe.

Komisioni duhet të ketë kryetar, thonë edhe njohësit e çështjeve juridike. Por, Adnan Jashari, ish- deputet dhe profesor univeristar, thotë se kryetari duhet të jetë ose ndonjë ekspert eminent ndërkombëtar, ose nga vendi, por që nuk do të ishte maqedonas.

“Kryetari i shtetit doemos duhet të gjejë zgjidhje tjetër duke ofruar një personalitet tjetër në cilësinë e kryetarit të Komisionit, i cili do të vazhdonte punën atje ku e ka lënë kryetari paraprak. Mendoj se për këtë ka dy zgjidhje".

"E para, sipas meje, do të ishte që kryetar komisioni të caktohet një profesor eminent ndërkombëtar, ose do të ishte mirë që kryetar komisioni të jetë një personalitet tjetër i shquar nga vendi, por që nuk i takon përkatësisë etnike maqedonase, për shkak se vlerësoj se kontesti është mes dy blloqeve të një përkatësie etnike brenda Kuvendit të Maqedonisë“, shprehet Jashari.

Analisti Kire Vasilev thotë se Komisioni duhet të vazhdojë me punë dhe të mbyllë këtë problem që tashmë është vendosur dhe si kusht nga Bashkimi Evropian për marrjen e raportit pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim. Por, Vasilev zgjidhjen e problemit nuk e sheh në emërimin e një ndërkombëtari në krye të Komisionit.

“Problemi patjetër që duhet të zgjidhet, të dyja palët duhet të ulen, të merren vesh dhe ta kapërcejnë këtë situatë. Nëse problemi zgjidhet me ndërhyrjen e të huajve, ajo do të ishte një zgjidhje e dhunshme, formalisht do të zgjidhet, por palët do të vazhdojnë të jenë të ndara, ë përplot me antagonizma“, thotë Kire Vasilev, duke shtuar se partitë vetë duhet t'i mbledhin forcat për arritjen e marrëveshjes.

Edhe profesori universitar, Adnan Jashari, pohon se institucionet duhet të dëshmojnë para faktorit ndërkombëtar se vendi ka kapacitet për zgjidhjen e problemeve të tilla, por kjo, sipas tij, vështitë se do të arrihet pa ndërmjetësim ndërkombëtar.

“Republika e Maqedonisë dhe institucionet e saj duhet të dëshmojnë në këtë moment se kanë kapacitete demokratike për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara dhe të kësaj natyre dhe në qoftë se nuk zgjidhet ky problem, në të ardhmen mund të pasojnë konteste tjera, me përmasa tjera, me pjesëmarrës tjerë dhe pse jo, edhe me pasoja tjera“, vlerëson Jashari.

Komisioni duhet të dalë me konkluzione për atë që ka ndodhur në Kuvend, kur shërbimi i sigurimit, por edhe forca të tjera policore nxorën me dhunë deputetët e opozitës nga salla e institucionit ligjëvënës, për të mundësuar vazhdimin e punës për miratimin e buxhetit që bllokohej në forma të ndryshme nga opozita.

Përveç deputetëve, me dhunë nga Kuvendi ishin nxjerrë edhe gazetarët, veprim ky që, po ashtu, u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare duke kërkuar zgjardhjen e të gjitha rasteve.
XS
SM
MD
LG