Ndërlidhjet

Fol: Rriten shkeljet gjatë procedimit të tenderave në Kosovë


Logoja e Lëvizjes Fol

Logoja e Lëvizjes Fol

Shkeljet dhe parregullsitë e bëra nga ministritë, ndërmarrjet publike dhe komunat e Kosovës gjatë procedimit të tenderave kanë shënuar rritje sipas një raporti të publikuar sot nga Lëvizja Fol.

Kjo organizatë deri te ky përfundim ka ardhur pasi ka monitoruar zhvillimin e procedurave të prokurimit publik gjatë periudhës, prill – qershor të këtij viti duke u mbështetur në shkeljet dhe parregullsitë ligjore të evidentuara nga ana e Organi Shqyrtues i Prokurimit të Kosovës.

Gjatë prezantimit të të gjeturave të këtij raporti, Kenan Tora nga Lëvizja Fol, “ministrat nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurim Publik në tetë tender të ndryshëm, ku ministria e Infrastrukturës ka bërë shkelje ligjore në katër aktivitete të ndryshme të prokurimit, kurse ministeia e punëve të brendshme, ministria e bujqësisë dhe ajo e tregtisë dhe industrisë në nga 1 tenderë.

Prej ndërmarrjeve publike, KEK sipas raportit të Lëvizjës Fol ka bërë shkelje ligjore në 5 aktivitete të ndryshme të prokurimit ndërsa PTK në katër të tilla.

Ndërkaq sa i përket komunave të Kosovës, ajo e Prishtinës është evidentuar se ka bërë shkelje ligjore në katër tender, ndërsa kuvendet komunale të Gjilanit, Lipjanit, Parteshit, Prizrenit, Vitisë, Gjakovës, MItrovicës dhe ajo e Pejës kanë bërë shkelje ligjore në nga 1 tenderë.
XS
SM
MD
LG