Ndërlidhjet

Rusia nis hetimet kundër rokerit amerikan që përdhosi flamurin rus


Jared Hasselhof duke e vendosur flamurin rus nën pantollonat e tij gjatë koncertit në Odesa të Ukrainës, 31 korrik, 2013.
Jared Hasselhof duke e vendosur flamurin rus nën pantollonat e tij gjatë koncertit në Odesa të Ukrainës, 31 korrik, 2013.
Ministria e brendshme e Rusisë ka nisur një hetim penal për përdhosjen e flamurit të këtij shteti nga anëtari i rock grupit amerikan, “Bloodhound Gang”.

Një anëtar i këtij grupi muzikor është fotografuar duke e futur flamurin rus nën pantollonat e tij në bel gjatë një koncerti në Ukrainë.

Ministria ruse ka thënë në një deklaratë se ka nisur hetimet penale “pasi ka parë veprimin që demonstron mungesë respekti ndaj flamurit të shtetit rus”.

Sipas ligjeve ruse, përdhosja e flamurit kombëtar shkakton dënim me burg deri në një vit.

Më herët, ambasadori amerikan, Michael McFaul, përmes profilit të tij në Tëitter e ka quajtur veprimin e këngëtarit si “të neveritshëm”.

Paraqitja e këtij rock grupi amerikan në një festival në Rusinë jugore është anuluar ndërsa këngëtarët janë detyruar që të largohen nga ky shtet pasi është publilkuar videoja e incidentit të së mërkures në Odesa të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG