Ndërlidhjet

1 miliard euro mallra të konfiskuara në vendet e BE-së


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Autoritet doganore të Bashkimit Evropian kanë konfiskuar mallra falso në vlerë prej 1 miliard eurove gjatë vitit 2012, kryesisht të importuara prej Kinës.

Mallrat më të shpeshta të konfiskuara kanë qenë cigaret dhe Viagra, kanë njoftuar zyrtarët e BE-së, të hënën.

Rreth 40 milion artikuj individual që dyshohet se kanë shkelur të drejtën e autorit janë konfiskuar thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian rreth veprimtarisë doganore për të siguruar të drejtën e autorit.

Shumica e këtyre artikujve janë shkatërruar.

Vlera e artikujve të konfiskuar është përafërsisht e njejtë me atë të mallrave që janë konfiskuar në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG