Ndërlidhjet

Gjenerali sirian fitoren në Homs e quan "mrekulli ushtarake"


Një lagje tërësisht e shkatërruar e Homsit, në pjesën qëndrore të Sirisë
Një lagje tërësisht e shkatërruar e Homsit, në pjesën qëndrore të Sirisë
Ministri i mbrojtjes dhe zëvendës shefi i forcave të armatosura të Sirisë, Fahed al Freij ka vizituar sot ushtarët pro regjimit të presidentit Bashar al Assad në qytetin Homs, ku që dy vjet po zhvillohen më të ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve opozitarë duke i lavdëruar ata për përpjekjet e tyre.

Al Freij duke folur për televizionin shtetëror sirian në qytetin ka deklaruar se “të konfrontohesh dhe të mundësh terroristët e armatosur në këto rrugë të ngushta dhe ndërtesa, kjo mund të konsiderohet një mrekulli jashtëzakonisht e madhe ushtarake”.

Një ditë më parë, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk do të ketë dialog politik me kryengritësit dhe ka bërë thirrje që kundër tyre të bëhen sulme me “grusht të hekurt”.

Deri tash në konfliktin në Siri janë vrarë më se 100 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG