Ndërlidhjet

Khamenei e punëson ish presidentin iranian, Ahmedinexhad


Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei më 3 gusht e pranon dorëzimin e detyrës nga Ahmadinexhadi tek presidenti i ri, Hassan Rowhani
Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei më 3 gusht e pranon dorëzimin e detyrës nga Ahmadinexhadi tek presidenti i ri, Hassan Rowhani
Lideri supreme iranian, Ayatollah Ali Khamenei e ka emëruar ish presidentin Mahmud Ahmedinexhad në trupin më të lartë të arbitrazhit politik të këtij shteti.

Në njoftimin që tregon për këtë emërim, Khamenei,ka lavdëruar “përpjekjet e vlefshme” të Ahmedinexhadit si president.

Në komunikatë që është postuar në faqen e tij të internetit, Khamenei ka thënë se “duke e pasur parasysh përvojeën e bollshme që e ke arritur gjatë tetë viteteve të përpjekjeve të vlefshme, unë të emërojë ty si anëtar të Këshillit të Dobishëm”.

Ky Këshill udhëhiqet nga ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani, një kritik i ashpër i Ahmedinexhadit.

Ky trup politik, që ndërmjetëson në mes të parlamentit dhe Këshillit të Gardianëve, organi më i rëndësishëm legjislativ i Iranit, dominohet nga konservatorët dhe luan rolin e organit këshilldhënës për Khamenei.

Khamenei e ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet kryesore shtetërore.

Ahmedinexhadi e ka përfunduar madantin e tij të shtunën, kur presidenti i ri, Hassan Rohani, është betuar si udhëheqësi i ri i këtij shteti.
XS
SM
MD
LG