Ndërlidhjet

Mbyllja e ambasadave amerikane pas përgjimit të bisedave të Al Zawahirit


Lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri (Ilustrim)
Lideri i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri (Ilustrim)
Agjencitë e lajmeve perëndimore kanë raportuar se disa mesazhe të përgjuara të liderit të Al Kaedës janë arsyeja pse SHBA-të dhe disa shtete evropiane i kanë mbyllur përkohësisht ambasadat në Afrikën Veriore, Lindje të Mesme dhe vende të tjera.

Udhëheqësi i Komitetit për Siguri Kombëtare, Michael McCaul, e ka quajtur informacionin që duket se rezulton nga bisedat e përgjuara si “ndoshta një nga kërcënimet më specifike dhe më të besueshme që prej sulmeve të 11 shtatorit 2011”.

Raportohet se shërbimet e inteligjencës kanë monitoruar mesazhe që janë dërguar nga lideri i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri te zëvendësi i tij në Jemen rreth planeve për sulme të mëdha.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf,ka konfirmuar një pjesë të këtyre informatave gjatë paraqitjes para gazetarëve ditën e hënë.

"Ky kërcënim vjen nga gadishulli arabik. Është e qartë se Al Kaeda në gadishullin arabik është organizata terroriste më aktive atje duke qenë edhe dega që operacionalisht ka qenë më aktivja e bërthamës së Al Kaedës, por përtej kësaj informate nuk do të hyja më në detaje të informacioneve rreth asaj se kush qëndron prapa këtij sulmi”, ka thënë Harf.

Saxby Chambliss, zëvendës shefi i Komitetit të Senatit amerikan për inteligjencë ka thënë se mesazhet e para që janë përgjuar tregojnë se niveli i komunikimit në mes të terrorisëve të dyshuar “është shumë e ngjajshme me atë që ne e kemi parë para sulmeve të 11 shtatorit”.

Chambliss ka thënë se zbulimi i këtyre mesazhe është bërë duke ju falenderuar programit monitorues të Agjencië të Sigurisë Kombëtare (NSA) e cila i ka paralajmëruar agjencitë e inteligjencës për kërcënimin.

Programi i kësaj agjencie është kritikuar që prej se ish punonjësi i tyre, Edward Snowden, ka publikuar informata rreth vëzhgimeve amerikane në SHBA dhe jashtë saj.

Zyrtarët nuk kanë treguar ndonjë detaj rreth natyrës së kërcënimeve dhe e kanë pranuar se caku i sakt i sulmeve të mundshme nuk dihet.

Pas mesazheve që janë përgjuar, SHBA-të kanë suspenduar punën në 25 misione diplomatike në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Norvegjia gjithashtu i kanë mbyllur disa prej ambasadave të tyre në të njejta shtete.

Mbyllja e ambasadave pritet të përfundojë në fund të muajit të Ramazanit, apo deri në fundjavë.
XS
SM
MD
LG