Ndërlidhjet

Pronari i ri i Washington Post, themeluesi i amazon.com


Themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos (Ilustrim)

Themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos (Ilustrim)

Themeluesi i faqës së internetit, amazon.com, Jeff Bezos do ta blejë gazetën amerikane, Washington Post, dhe disa gazeta të tjera për një shumë që raportohet se arrin 250 milionë dollarë.

Lajmi është bërë i ditur nga Washington Post Co. të hënën.

Bezos është duke e blerë gazetën si individ dhe se amazon.com nuk është e përfshirë.

Udhëheqësi i “Washington Postit”, Donald Graham ka thënë se “Jeff Bezos është i sprovuar si gjeni i teknologjisë dhe biznesit, çasja e tij afatgjate dhe mirësjellja personale e bëjnë atë një pronar unik të mirë të gazetës”.

Përmes një komunikate, Bezos ka thënë se ai e kupton rolin kritik të gazetës në Washington dhe ka thënë se vlerat e saj nuk do të ndryshojnë.
XS
SM
MD
LG