Ndërlidhjet

logo-print

Johanesburgu i kërkon gabimisht Mandeles shlyerjen e borxhit


Nelson Mandela (Ilustrim)

Nelson Mandela (Ilustrim)

Qyteti i Johanesburgut i ka kërkuar falje ish presidentit historik të Afrikës së Jugut, Nelson mandela të hënën pasi gabimisht e kanë vendosur një njoftim për mospagesë të fatyrës së energjisë elektrike në shtëpinë e tij.

Njoftimi kërcënonte me ndërprerjen e energjisë elektrike nëse fatura nuk paguhet.

Johanesburgu është përballur së fundi me ankesa nga banorët e saj për fatura shkel e shko.

Në një njoftim të qytetit, thuhet se shënimi i vendosur në shtëpinë e Mandelës që kërkon shlyerjen e borxhit prej 660 dollarësh, është dashur të vendoset në një shtëpi tjetër.
XS
SM
MD
LG