Ndërlidhjet

Një tibetian i vë vetës zjarrin në Nepal


Flamuri i TIbetit
Flamuri i TIbetit
Policia ka njoftuar se një person nga Tibeti i ka vënë vetës zjarrin në kryeqytetin e Nepalit në atë që besohet se është bërë si arsye proteste ndaj sundimit kinez të vendit të tij.

Zyrtari policor, Shiva Giri, ka thënë se personi në fjalë e ka vënë vetën në zjarr në afërsi të një vendi të shenjtë në Katmandu, mëngjesin e së martës.

Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Giri ka thënë se ai nuk ka më shumë detaje rreth rastit.

Ky është rasti i dytë kur një person me origjinë nga Tibeti i vë vetës zjarrin në Nepal.

Mijëra refugjatë nga Tibeti jetojnë në Nepal, shumica prej të cilëve në qytetin ku ndodhi rasti i sotëm.
XS
SM
MD
LG