Ndërlidhjet

Zuckerberg bëhet aktivist pro legalizimit të imigrantëve


Mark Zuckerberg, (ilustrim)

Mark Zuckerberg, (ilustrim)

Themeluesi i rrjetit social, facebook, Mark Zuckerberg ka folur publikisht për herë të parë në favor të reformave në imigracion, një çështje që ai ka qenë duke punuar prapa skenës për muaj të tërë.

Miliarderi 29 vjeçar është deklaruar për këtë në San Francisco të SHBA-ve mbrëmjen e së hënës kur është promovuar filmi dokumentar autobiografik, “Undocumented” i aktivistit dhe gazetarit, Jose Antiono Vargas.

Zuckerberg e ka hedhur poshtë akuzën se ai dhe liderë të tjerë të Silicon Valley po tentojnë të sigurojnë më shumë viza për punonjës të teknologjisë.

“Ne besojmë se kjo është shumë më rëndësi për të ardhmen e shtetit tonë, dhe për ne që të bëjmë atë që është e duhura”, citohet Zuckerberg nga Associated Press të ketë thënë para qindra të pranishmëve në mesin e të cilëve ka qenë edhe udhëheqësja e demokratëve në senat, Nancy Pelosi dhe kryebashkiaku i San Franciscos, Ed Lee.

Zuckerberg së bashku me ish shokun e dhomës gjatë studimeve në Universitetin e Harvardit, Joe Green së fundi e kanë themeluar një organizatë të quajtur, fwd.us përmes së cilës duan të punojnë në sqarimin e mënyrës se si 11 milion imigrantë ilegal që jetojnë në SHBA, mund të marrin nënshtetësinë.
XS
SM
MD
LG