Ndërlidhjet

Persona të armatosur fillimisht kanë kidnapuar dhe më pas vrarë 13 pasagjerë të një autobusi në një pikë kontrolli të rreme në pjesën jug-perëndimore të Pakistanit.

Raportohet se pasagjerët janë nxjerrë nga një konvoj i autobusëve që ishin rrugës nga krahina Baluchistan për në krahinën qëndrore të Punxhabit.

Personat e armatosur raportohet se kishin të veshur uniforma të forcave të sigurisë së Pakistanit.

Askush nuk e ka marrë përsipër sulmin, por kjo duket se ka pasur si cak banorët e Punxhabit që punojnë në Baluchistan.

Forcat e sigurisë që ofrojnë mbrojtje për autobusët që e bëjnë këtë rrugë i kanë ndjekur personat e armatosur, por nuk kanë arritur t’i kapin pasi ata gjuajtën një raketë, duke e varë një oficer policor.

Në krahinën e Baluchistanit jetojnë seperatistët që luftojnë për më shumë autonomi dhe përfitim më të madh nga pasuritë nëntokësore të rajonit.

Në të njejtin rajon gjithashtu ka pasur edhe dhunë sektariane në mes të shumicës sunite dhe shiitëve.
XS
SM
MD
LG