Ndërlidhjet

Ende s'ka vendim rreth samitit Obama - Putin


Fotografi arkivi gjatë një prej takimeve të mëparshme Obama - Putin
Fotografi arkivi gjatë një prej takimeve të mëparshme Obama - Putin
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney duke folur para gazetarëve të hënën në Washington ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim nëse presidenti Barack Obama do e organizojë samitin e paralajmëruar me liderin rus, Vladimir Putin.

Samiti është vënë në mëdyshje për shkak të zhgënjimit të Washingtonit kur Rusia ja aprovoi ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden kërkesën për azil të përkohshëm.

“Kur flasim për dobinë e një samiti në Moskë, një samit bilateral, ne jemi duke e shqyrtuar këtë jo vetëm për shkak të mospajtimeve rreth Z. Snowden, por gjithashtu edhe për shkak të disa çështjeve të tjera ku ne nuk kemi pasur pajtim. Dhe, atëherë kur ne të vlerësojmë dobinë e këtij samiti, atëherë do të informojmë për këtë”, ka thënë Carney.

Samiti ishte paralajmëruar se do mbahej gjatë kohës kur Obama do të qëndrojë në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 20 shteteve më të industrializuara.
XS
SM
MD
LG