Ndërlidhjet

logo-print

Dy senatorë amerikanë bëjnë përpjekje për zgjidhje paqësore në Egjipt


Senatorët amerikanë, John McCain dhe Lindsey Graham

Senatorët amerikanë, John McCain dhe Lindsey Graham

Senatorët amerikanë, John McCain dhe Lindsey Graham po qëndrojnë në Egjipt në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën politike që e ka përfshirë këtë vend.

McCain dhe Graham kanë arritur në Kajro mbrëmjën e së hënës për një vizitë dy ditore.

Egjipti ka qenë i përfshirë nga trazirat që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Ai po mbahet në një vend të fshehtë, derisa po hetohet me akuzën ku ndër të tjera përfshihet edhe vrasja.

Mijëra përkrahës të tij kanë mbajtur protesta në Kajro duke kërkuar që ai të rikthehet në pozitën e presidentit, ndërsa 250 persona janë vrarë gjatë protestave të dhunshme.

Para se të arrijnë në Kajro, Senatori Graham ka thënë se ushtria egjiptiane duhet të heq dorë nga politika së shpejti pasi ndryshe e rrezikojnë ndërprerjen e ndihmës prej 1.3 miliard dollarëve që e marrin çdo vit prej Washingtonit.
XS
SM
MD
LG