Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të urdhërojnë qytetarët e vet të largohen "menjëherë" nga Jemeni


Policë të Jemenit bëjnë roje para ambasadës amerikane në Sanaa, Jemen

Policë të Jemenit bëjnë roje para ambasadës amerikane në Sanaa, Jemen

Departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar të gjithë stafin jo esencial të saj që të largohet nga Jemeni dhe të njejtën ju ka sygjeruar edhe qytetarëve amerikanë që “menjëherë” ta largohen nga ky vend.

Vendimi është marrë me rritjen e nivelit të sigurisë në rajon pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste.

Paralajmërimi është bërë pas mbylljës së një dyzine misionesh diplomatike amerikane në Lindje të Mesme dhe Afrikë pas bisedave të përgjuara të liderit të Al Kaidës, Ayman al Zawahiri i cili e ka urdhëruar degën e tyre në Jemen që të kryej një sulm terrorist.

Më herët, një zyrtar anonim për siguri në Jemen ka thënë se një sulm që besohet se është kryer me aeroplanë pa pilot amerikanë i kryer të martën ka vrarë katër persona që dyshohet se kanë qenë operativë të Al Kaidës.

Zyrtarët besojnë se së paku dy nga këta persona të vrarë kanë qenë zyrtarë të lartë të Al Kaidës.

Britania, Gjermania dhe Norvegjia gjithashtu i kanë mbyllur ambasadat e tyre në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG