Ndërlidhjet

Rusi: Shkurtohet dënimi ndaj Khodorkovskit


Mikhail Khodorkovsky në burg
Mikhail Khodorkovsky në burg
Gjykata supreme ruse e ka reduktuar për dy muaj dënimin prej 11 vjetësh të ish oligarkut të naftës Mikhail Khodorkovsky dhe partnerit të tij në biznes, Platon Lebedev.

Gjyakata e ka publikuar vendimin të martën pasi e ka marrë në konsideratë një ankesë të avokatëve të Khodorkovskit se arrestimi i tij ishte ilegal dhe se kohëzgjatja e burgimit është e padrejtë.

Vendimi i gjykatës nënkupton se Khodorkovski mund të lirohet në gusht të vitit 2014.

Lirimi i Lebedevit pritet në maj të vitit të ardhshëm.

Khodorkovski, 50 vjeçar, ish udhëheqësi i gjigantit të naftës, Yukos ka qenë një kohë njeriu më i pasur i Rusisë popr ishte arrestuar në vitin 2003 kur filluan mospajtimet me presidentin, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG