Ndërlidhjet

logo-print

Washington Post: Fytyra e ndryshuar e terrorizmit


Alarmet për kërcënimet e reja të një komploti të udhëhequr nga al-Kaida në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, i kanë përkujtuar amerikanët se kërcënimet terroriste vazhdojnë, megjithëqë Osama bin Laden është i vdekur, ndërsa thelbi i al-Kaidës është shkatërruar, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja Washington Post.

Këto janë, po ashtu, thirrje për zgjim në kohë, për kërcënim të gjerë terrorist, i përforcuar nëpërmjet një “harku të jostabilitetit”, nga Azia Jugore e deri në Afrikën Perëndimore, ku misionet diplomatike amerikane janë mbyllur për shkak të kërcënimeve të raportuara, që ne nuk mund t’i injorojmë, shkruan gazeta.

Paaftësia për t’i kuptuar kërcënimet e mbledhura nga al-Kaida, para 11 Shtatorit, u konsiderua një dështim i imagjinatës.

Duke pasur parasysh natyrën e globalizuar të terrorizmit dhe aftësinë e grupeve të terrorizmit transkombëtar, të militantëve dhe ato kriminale, për të bashkëpunuar dhe për tu rritur, tash jemi në rrezik të dështimit për të imagjinuar se si kërcënimi terrorist mund të ndryshojë, larg përtej prizmit ekskluziv të al-Kaidës.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ishte e befasuar nga harmonizimi terrorist, përfshirë bashkëpunëtorët e al-Kaidës dhe komplotet e grupeve të tjera përcjellëse ekstremiste, që synuan komplot ndaj aeroplanit që fluturonte mbi Detroit; në Times Square në Nju Jork, dhe Mumbai në Indi, ku një amerikan i kishte ndihmuar sulmet e planifikuara në vitin 2008.

Megjithë faktin se sulmuesit e Maratonës së Bostonit kishin fituar bazë ideologjike nga ekstremizmi i dhunshëm në Kaukaz, duket se i kishte zënë zyrtarët dhe opinionin të papërgatitur , shkruan Washington Post.

Megjithëqë bërthama e al-Kaidës është shkatërruar, bashkëpunëtorët e saj rajonalë e kanë përfshirë vetveten në kryengritjet lokale, siç është grupi al-Shabab në Somali, pastaj mbështetja e operacioneve ndërmjet grupeve, sikur që kanë bërë al-Kiada në Magrebin islamik dhe Boko Haram në Nigeri, dhe duke u angazhuar në kriminalitet, përfshirë kontrabandimin, trafikimin e drogës, plaçkitjen e bankave dhe rrëmbimin në Magreb, Irak, në Azinë Juglindore dhe Qendrore, shkruan Washington Post.

Grupet militante në këtë hark të jo stabilitetit i shfrytëzojnë strehimet, ku qeveritë e dobëta ose të korruptuara nuk kanë as gatishmëri e as kapacitet për t’i goditur ato.

Veprimi amerikan në Azinë Jugore dhe Qendrore, përfshirë Afganistanin dhe Pakistanin, e tregon mozaikun e grupeve ekstremiste të dhunshme, të përçara ende në aprovimin e planit për udhëheqjen e komploteve ndërkombëtare, disa vjet pas operacioneve kundërterroritste të Shteteve të Bashkuara.

Ato po presin për tërheqjen e trupave të Shteteve të Bashkuara, për ta fuqizuar rrëfimin për disfatën e superfuqisë së mbetur botërore,duke e barazuar vitin 2014 me tërheqjen sovjetike nga Afganistani, në vitin 1989.

Njëherësh, në Internet zgjerohen ideologjitë terroriste dhe mesazhet për një komunitet global xhihadist.

Derisa trazirat, dhuna dhe zhgënjimi e kanë kapluar rajonin nga Tunizia në Bagdad, anëtarët ideologjik të al-Kaidës kanë më tepër hapësirë politike dhe fizike për përshtatje.

Në Siri, al-Kaida ka një shkas të ri për shtytjen e luftëtarëve të jashtëm dhe për ta nxitur mitologjinë e saj, që është në qendër të strategjisë në rajon.

Rrjedhimisht, parashikimi se cilat grupe paraqesin rrezik të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara, mund të jetë një detyrë pothuajse e pamundshme, siç është parë në Jemen, shkruan Washington Post.

Debati në Shtetet e Bashkuara lidhur me Autorizimin për Përdorim të Forcës Ushtarake duhet të shqyrtoj se si Amerika e definon armikun dhe e ruan aftësinë për të luftuar çdogjë, që paraqitet nga ky kazan i thellë i konfliktit.

Ashtu siç presidentit Obama i janë dhënë mjete dhe strategji të nevojshme për ta luftuar al-Kaidën, që i ka zgjeruar shumicën prej tyre, administrata e tij duhet të vazhdoj të siguroj se vendi mund tu përshtatet kërcënimeve që kanosen.

Lufta kundër bërthamës së al-Kaidës mund të jetë në përfundim, por ne nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj përshtatjeve që janë në zhvillimin e sipër kundër terrorizmit, shkruan në fund të një artikulli të gjatë e përditshmja Washington Post.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG