Ndërlidhjet

Azerbajxhani dhe SHBA-të bashkëpunojnë ushtarakisht


Ministrat Hagel (majtas) dhe Abiev në Pentagon

Ministrat Hagel (majtas) dhe Abiev në Pentagon

Ministri i mbrojtjes i Azerbajxhanit, Safar Abiev, në Uashington është takuar me ministrin amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel.

Në një kumtesë nga Pentagoni, mbrëmë vonë, thuhet se zoti Hagel e ka falënderuar ministrin Abiev dhe Azerbajxhanin për dërgimin e trupave në Afganistan dhe për “qasjen në mbështetjen logjistike dhe tranzitore nëpër tokë, ajër dhe det, për në Afganistan”.

Të dy ministrat, poashtu, kanë diskutuar për pjesëmarrjen e Azerbajxhanit në programet e NATO-s.

Zoti Hagel e ka shtruar edhe çështjen e inaugurimit të presidentit të ri në Iran, Hassan Rohani, duke theksuar se “është e domosdoshme që Irani të ndërmarrë hapa të shpejtë për zgjidhjen e shqetësimeve të thella të komunitetit ndërkombëtar për programin e tij atomik”.
XS
SM
MD
LG