Ndërlidhjet

logo-print

Rritje e ksenofobisë në qytetin polak

  • RFE /RL

Poloni...

Poloni...

Një prokuror lokal në qytetin Bialistok të Polonisë, dikur i banuar me shumicë hebreje, ka hedhur poshtë akuzat kundër disa vandalistëve, duke thënë se Svastika që ata kanë vizatuar nuk është asgjë më shumë se një simbol aziatik i fatit.

Fjalët e Dawid Roszkowskit duhet të ishin tronditëse, por ato kanë ardhur në mesin e disa incidenteve raciste, shpesh të dhunshme, kundër pakicave josllave të qytetit, të cilat përbëjnë më pak se një për qind të popullsisë lokale.

Që nga fillimi i vitit, dhuna ka përfshirë një sulm me zjarr ndaj një çifti polako-indian dhe disa sulme kundër familjeve çeçene. Vandalistët kanë vizituar Svastika në gjithë qytetin, përfshirë edhe lokacionet historike hebreje.

Aktivistët thonë se incidentet në qytetin prej 300,000 banorësh parlajmërojnë rritjen e ekstremit të djathtë në Poloni.

Konrad Dulkowski është drejtor i teatrit lokal Trzy Rzecze:

“Sipas mendimit tonë, spërkatja e mureve është si një gjest fashist. Nëse nuk i ndaloni menjëherë këto grupe, ato mund të shndërrohen në organizata terroriste”, thotë Dulkowski.

Në fund të muajit prill, persona të panjohur kanë hedhur substancë, të ngjashme me propanin, poshtë derës së apartamentit të një azilkërkuesi çeçen me emrin Humid.

Humidi mban mjekër të gjatë, në përputhje me besimin e tij mysliman.

Ai ka thirrur policinë, e cila ka vlerësuar dëmin dhe i ka thënë atij ta thërrasë sërish të nesërmën në mëngjes, kur pronari i tij të jetë në dispozicion.

Hetimet kanë nisur vetëm pasi shtypi vendor ka raportuar për ngjarjen që i ka ndodhur Humidit.

Të jem i sinqertë me ju, nuk mund të flemë natën më. Çdo natë ka pijanecë në korridore. Mund të ndodhë prapë”, thotë Humid.

Humid, i cili është larguar nga Çeçenia katër vjet më parë, pasi vëllai i tij ka qenë i përfshirë në një konflikt të paspecifikuar me pushtetin lokal, thotë se familja e tij përballet me abuzime të vazhdueshme.

Së fundmi, Humid është grindur me një gurp adoleshentësh polakë, të cilët kanë bërë fyerje ksenfobike, derisa ai ecte me nënën e tij nga një dyqan ushqimesh. Kur vëllai i tij është sulmuar nga një grup në një autobus publik, Humid thotë se shoferi nuk ka bërë asgjë për të ndaluar sulmin.

“Mund t’ju them me siguri 1,000 për qind se po të sulmonte një çeçen një polak, ata do të ndalonin autobusin menjëherë dhe do të thërrisnin policinë”, thotë Humid.

Qyteti me më shumë se 60 për qind hebrenj, ka përfshirë edhe polakë, gjermanë, tatarë dhe bjellorusë.

Por, pushtimi nazist ka getoizuar qytetin më 1941 dhe, pavarësisht një kryengritjeje më 1943, popullsia hebreje është asgjësuar.

Sipas informacioneve nga regjistrimi i fundit, qyteti tani është 97 për qind polakë, ndërsa bjellorusët përbëjnë 2 për qind të popullsisë.

Statistikat zyrtare nga viti 2002 tregojnë se pakicat josllave, përfshirë romët dhe grupe të ndryshme migrante, numërojnë disa qindra, por fluksi i azilkërkuesve çeçenë në gjysmëdekadën e fundit ka rritur hisen josllave.

Sulmet në Bialistok janë dënuar nga kryeministri polak, Donald Tusk.

Por, incidentet raciste nuk janë kufizuar vetëm në Bialistok.

Sipas një studimi të organizatës antifashiste Never Again, me seli në Varshavë, kanë qenë mbi 600 raste të raportuara të akteve ksenofobike apo raciste, nga viti 2011 deri më 2012. Shifrat paraqesin 40 për qind rritje nga periudha e kaluar dyvjeçare.(v.tela)
XS
SM
MD
LG