Ndërlidhjet

Obama e uroi Jahjagën për Bajram


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

“Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell ju dhe popullit të vendit tuaj dëshirat më të mira me rastin e festës së madhërishme të Fitër Bajramit”, thuhet në fillim të urimit të zotit Obama.

Pastaj theksohet se “gjatë muajit të kaluar, Myslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë ndarë në mes vete traditën e Ramazanit me familjet dhe miqtë e tyre, duke marrë forcë nga feja e tyre dhe duke i ndihmuar ata me më pak fat. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit ishte një kohë e ripërtëritjes për komunitetin mysliman të vendit tuaj”.

Zoti Obama uron “paqe, shëndet dhe prosperitet në vitin në vijim” dhe përfundon me përshëndetjen “Me fat Bajrami”!
XS
SM
MD
LG