Ndërlidhjet

Rohani: Irani i gatshëm për bisedime serioze atomike


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, thotë se vendi i tij është i gatshëm të angazhohet në “negociata serioze” me shtetet perëndimore, lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Iranit.

Duke folur sot në Teheran, në konferencën e tij të parë për shtyp si president, Rohani theksoi se mospajtimet atomike mund të zgjidhen nëse “të gjitha palët kanë gatishmëri politike” dhe se “bashkëveprimi konstruktiv” mund të çoj në situatë ku të gjithë fitojnë.

Zoti Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara, deri tash, kanë dërguar “sinjale të përziera” për Teheranin dhe se sanksionet aktuale kundër Iranit janë kundërproduktive.

Sipas presidentit të ri të Iranit, diplomacia, e jo kërcënimet me sanksione të mëtejshme, do t’i zgjidhnin problemet.

Populli iranian, nëpërmjet zgjedhjeve, ka treguar se dëshiron “bashkëveprim të dinjitetshëm me botën”, tha Rohani.
XS
SM
MD
LG