Ndërlidhjet

SHBA: Ish-presidentit Bush iu vendos një stendë në zemër


Ish-presidenti amerikan George W. Bush (djathtas) me babain e tij George H. W. Bush poashtu ish-president amerikan
Ish-presidenti amerikan George W. Bush (djathtas) me babain e tij George H. W. Bush poashtu ish-president amerikan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, me sukses iu ka nënshtruar procedurave mjekësore të zemrës.

Zëdhënësi i tij, Freddy Ford, tha se zotit Bush sot i është vendosur një stendë në zemër për ta pastruar arterien, gjatë procedurës në Teksas.

Zëdhënësi Ford tha se bllokada ishte zbuluar të Hënën, gjatë kontrollit vjetor të ish-presidentit Bush, 67 vjeçar.

Bllokada ishte hapur pa komplikime.

Freddy Ford e ka përshkruar zotin Bush se ka qenë “në disponim të mirë” dhe me padurim e pret kthimin e tij në shtëpi, ditën e Mërkurë, për t’i vazhduar aktivitetet e parapara.

George W. Bush ishte guvernator i shtetit Teksas, në periudhën 1995 – 2000, ndërsa president ishte në dy mandate, në periudhën 2001 – 2009.

Ai tash jeton në Dallas të shtetit Teksas.

Ish-president amerikan, në periudhën 1989 – 1993, ishte edhe babai i tij, George H. W. Bush.
XS
SM
MD
LG