Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Filloi procesi kundër të akuzuarit për vrasjen e 13 ushtarëve


Nidal Hasan - i akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë

Nidal Hasan - i akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë

Procesi gjyqësor ushtarak i një oficeri të armatës së Shteteve të Bashkuara, i akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve, ka filluar sot në Teksas, nën masa të ashpra të sigurisë.

Prokurori ushtarak u tha anëtarëve të panelit gjyqësor, në ditën e hapjes së procesit, se në bazën Fort Hood, majori Nidal Hasan, planifikoi “vrasjen e sa më tepër ushtarëve që do të ishte e mundshme”.

Nidal Hasa, psikiatër ushtarak, që ka pranuar se ka shtënë në Fort Hood, në Nëntor të vitit 2009, mund të ballafaqohet me dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor.

Gjatë të shtënave ishin plagosur edhe 30 persona të tjerë.

Nidal Hasani e mbronë vetveten në gjykatën ushtarake.

Ai ka sugjeruar se do të argumentoj se vrasjet ishin të arsyeshme, pasi ato kishin për qëllim parandalimin e vrasjeve të personave të tjerë, e para se gjithash, militantëve talibanë, që luftonin kundër ushtarëve të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, por gjyqtari e ka hedhur poshtë këtë strategji.
XS
SM
MD
LG