Ndërlidhjet

Egjipt: Senatorët amerikanë kërkuan lirimin e të burgosurve


Senatorët McCain (djathtas) dhe Graham
Senatorët McCain (djathtas) dhe Graham
Senatorët e Shteteve të Bashkuara, John McCain dhe Lindsey Graham, që gjenden për vizitë në Egjipt, kanë kërkuar nga qeveria e përkohshme, e mbështetur nga ushtria, që t’i liroj të gjithë të burgosurit politikë.

Duke folur në konferencën për shtyp në kryeqytetin Kajro, pas takimit me shefin e ushtrisë së Egjiptit, senatorët McCain dhe Graham, kanë bërë thirrje për dialog kombëtar, në të cilin do të përfshihej edhe Vëllazëria Myslimane.

Egjipti ndodhet në një gjendje të krizës, prej se presidenti islamist, Muhammad Morsi, ishte përmbysur nga ushtria më 3 Korrik.

Mijëra mbështetës të Morsit kanë mbajtur protesta në Kajro duke kërkuar kthimin e tij në postin e presidentit.

Gjatë dhunës prej përmbysjes së tij, janë vrarë së paku 250 njerëz.

McCain dhe Graham thanë se do të ishte e gabueshme që në këtë kohë të ndërprehet dërgimi i ndihmës ushtarake vjetore prej një miliard dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për Egjiptitn, si përgjigjje ndaj përmbysjes së Morsit.

Senantorët republikanë McCain dhe Graham, janë dërguar në këtë mision në Egjipt, nga presidenti amerikan, Barack Obama, në përpjekje për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.
XS
SM
MD
LG