Ndërlidhjet

logo-print

Kerry e uron Hoxhajn për Bajram


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka dërguar një telegram urimi ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në telegram, pos tjerash, zoti Kerry thekson se u uron myslimanëve festim në paqe dhe Bajram të gëzueshëm.

Ai thotë se me qëllim që të nderohet kjo festë, shumë bashkëkombës të tij amerikanë do t’iu bashkohen myslimanëve në mbarë botën, në fesimin e Bajramit, sipas traditave të tyre të pasura e të llojllojshme, njoftoi Ministria e jashtme e Kosovës.
XS
SM
MD
LG