Ndërlidhjet

Itali: Alarm për bombë në Konsullatën e SHBA-ve


Pamje e Milanos në Itali
Pamje e Milanos në Itali
Nga Italia raportohet se Konsullata e Shteteve të Bashkuara në qytetin Milano, në pjesën veriore të Italisë, është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, ka raportuar se alarmi ishte dhënë sot, pasi konsullata e kishte marrë një letër, që i referohej një pajisjeje eksplozive.

Nuk ka pasur detaje të tjera.

Ky alarm u bë në periudhën e mbylljes së një duzine të misioneve diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si masë parandaluaese kundër sulmit të mundshëm terrorist.
XS
SM
MD
LG