Ndërlidhjet

Kosovë: Jahjaga uron besimtarët për Bajram


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka uruar udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve myslimanë ditën e Bajramit.

“Dita e Bajramit të Madh është një ditë feste, që vjen pas muajit të Ramazanit, i karakterizuar me sakrificë dhe solidaritet mes gjithë njerëzve”, thuhet në urim të presidentes Jahjaga.

Mëtutje, siç njofton faqja në Internet e presidencës, ajo në këtë ditë “ka përkujtuar me respekt të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, të gjithë ata që me sakrificën e tyre bënë që ne sot ta kemi shtetin tonë, të jetojmë të lirë”.

“Paçi gjithmonë gëzime në familjet tuaja dhe u qoftë me fat festa e Bajramit të Madh, uron presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
XS
SM
MD
LG