Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Vazhojnë planet për bisedime me Rusinë


John Kerry (majtas) dhe Chuck Hagel

John Kerry (majtas) dhe Chuck Hagel

Zyrtarë amerikanë thonë se Uashingtoni do t’i vazhdojë planet për bisedimet e nivelit të lartë me ministrat rusë të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Zyrtarët, që kanë folur në kushte të anonimitetit, thanë se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, do të takohen me kolegët rusë, përkatësisht Sergei Lavrov dhe Sergei Shoigu, në Uashington, këtë të Premte.

I ashtuquajturi takim “2+2”, po bëhet në periudhën kur lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë tensionuar për shkak të vendimit të Rusisë për t’i dhënë azil njëvjeçar, ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane në ikje, Edward Snowden.

Raportohet se ky vendim e ka shtyrë presidentin Barack Obama të rimendoj nëse do të mbajë samit në Moskë me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, muajin e ardhshëm.

Uashingtoni dëshiron që Snowden të paraqitet në gjykatë në Shtetet e Bashkuara për akuzat për spiunim, pasi ai i ka zbuluar për gazetarët, informacionet e shkallës së gjërë për programet sekrete të monitorimit në Internet dhe sistemin telefonik.
XS
SM
MD
LG