Ndërlidhjet

Protesta antiqeveritare në Tunis


Tunis, 6 gusht 2013.

Tunis, 6 gusht 2013.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë mbledhur jashtë ndërtesës së Asamblesë Kushtetuese Kombëtare në Tunis për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, e cila udhëhiqet nga lëvizja e moderuar islamike Ennahda.

Protesta ka nisur të martën vonë, në të njëjtën kohë kur shefi i partisë Ennahda, Rached Ghannouchi, është cituar të ketë thënë se “kërkesat për shpërbërjen e qeverisë janë të tepruara”.

Protesta ka përkuar edhe me gjashtëmujorin e vrasjes së politikanit opozitar, Chokri Belaid. Protestuesit po ashtu kanë mbajtur në duar fotografi të politikanit majtist, Muhammad Brahimi, i cili është vrarë më 25 korrik.

Për të dyja vrasjet janë fajësuar islamistët, ndërsa qeveria e udhëhequr nga Ennahda është akuzuar për dështim në frenimin e ekstremistëve.
XS
SM
MD
LG