Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina i ndalon hyrjen muzikantit amerikan


Jared Hasselhoff

Jared Hasselhoff

Ukraina i ka ndaluar hyrjen në shtet një basisti amerikan për pesë vjetët e ardhshëm.

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka thënë se vendimi është marrë pasi Jared Hasselhoff nga grupi “Bloodhound Gang" ka urinuar mbi flamurin ukarinas në Kiev, më 30 korrik.

Në një koncert tjetër, të nesërmen në Odesa, ai ka shtyrë poshtë flamurin e Rusisë, duke i thënë audiencës: “Mos i tregoni Putinit”.

Rusia ka nisur hetime pernale për “përdhosjen e flamurit”.
XS
SM
MD
LG