Ndërlidhjet

Reduktohet dënimi i Manningut


Bradley Manning
Bradley Manning
Ushtari amerikan, i cili ka furnizuar me informacione të klasifikuara WikiLeaks-in, nuk do të përballet me më shumë se 90 vjet burgim.

Vendimi është marrë nga gjykatësja ushtarake, Denise Lind, pas kërkesës së avokatëve të Bradley Manningut për të konsoliduar disa nga akuzat.

Javën e kaluar, gjykatësja Lind ka gjetur fajtor Manningun për 20 nga 22 akuzat me të cilat përballet, por jo edhe për akuzën më të rëndë – ndihmë dhe inkurajim të armikut – e cila potencialisht bart dënimin me vdekje.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës vazhdojnë të japin argumente mbi gjatësinë e dënimit me burg. Deri në vendimin e së martës, Manning përballej me 136 vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG