Ndërlidhjet

H7N9 bartet nga njeriu në njeri


Ilustrim
Ilustrim
Hulumtuesit kanë raportuar rastin e parë të transmetimit nga njeriu në njeri të llojit të ri të gripit të shpendëve, i cili është shfaqur në Kinë.

The British Medical Journal raporton se një grua 32-vjeçare është infektuar pasi është kujdesur për babain e saj dhe se të dy ata kanë ndërruar jetë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë provë se dikush ka marrë virusin H7N9 në mënyrë tjetër, pos nga kontakti direkt me shpendët, transmeton BBC.

Megjithatë, ekspertët nuk besojnë se virusi ka zhvilluar aftësinë për t’u përhapur lehtë midis njerëzve.

Deri më 30 qershor, në lindje të Kinës, janë raportuar 133 raste me virusin H7N9 dhe 43 vdekje.
XS
SM
MD
LG