Ndërlidhjet

Grupi Implementues i IBM-së u mblodh në Bruksel


Pika kufitare Jarinë
Pika kufitare Jarinë
Dje në Bruksel është mbajtur takimi i radhës i Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në të gjitha gjashtë pikëkalimet kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të vendosen saktësisht në vijën kufitare mes dy shteteve.

“Ndërtimi i këtyre pikëkalimeve kufitare është i paraparë me Protokollin Teknik të marrëveshjes së IBM-së që është nënshkruar dhe miratuar si nga Qeveria e Kosovës, po ashtu nga ajo e Serbisë. Ndërtimi i pikëkalimeve të përhershme kufitare do të bëhet me financimin e Komisionit Evropian, i cili në këtë takim ka prezantuar projeksionet me ndryshimet e kërkuara nga palët nga takimi i kaluar”, thuhet në njoftim.

Po sipas tij, pikë tjetër në agjendën e këtij takimi ishte edhe raportimi mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare në mes të dyja vendeve.

“U konkludua se marrëveshja është duke u zbatuar kënaqshëm e sidomos u vlerësua funksionimi i kanaleve të komunikimit në mes të agjencive kufitare të Kosovës me ato të Serbisë, të cilat kanë bërë që edhe përkundër trafikut të shtuar, të mos paraqiten radhë të gjata nëpër pikëkalime kufitare”, thuhet pos tjerash në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG