Ndërlidhjet

logo-print

Badi: Ne e luftojmë terrorizmin në emër të të gjithëve


Forcat e armatosura të Jemenit bëjnë roje para mabasadës së Britanisë në Sanaa, 5 gusht, 2013

Forcat e armatosura të Jemenit bëjnë roje para mabasadës së Britanisë në Sanaa, 5 gusht, 2013

Rajeh Badi, këshilltari i kryeministrit të Jemenit duke e komentuar vendimin e vendeve perëndimore që të mbyllin ambasadat e tyre në këtë shtet, ka thënë se bota i la ata që të luftojnë terrorizmin vetëm në shtetin e tyre.

“Ne luftojmë në emër të shumë shteteve, kështu që kjo ka kuptim dhe është tërësisht e justifikuar që bota na la veëm në këtë periudhë kritike, që na la neve të luftojmë këtë betejë në emër të shumë shteteve”, ka thënë Badi.

Ai më tej ka sqaruar se “mbyllja e ambasadave dhe largimi i të huajve janë një shqetësim serioz pasi u zbulua plani i rrezikshëm i Al Kaedës, dhe se suksesi i këtij evakuimi ka qenë i mirë sepse ata që ishin të shqetësuar ju shmangën dhunës që duket se ka qenë e planifikuar”.

Këshilltari i kryeministrit gjithashtu ka thënë se forcat e armatosura mund të zbrapsin çfardo plani të rrezikshëm, jo vetëm në kryeqytetin Sanaa ku gjenden misionet e huaja diplomatike, por në çdo pjesë të shtetit.
XS
SM
MD
LG