Ndërlidhjet

Dështojnë përpjekjet për zgjidhje të krizës egjptiiane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Presidenca egjiptiane ka thënë se përpjekjet ndërkombëtare kanë ndërmjetësuar për t’i dhënë fund krizës politike kanë dështuar dhe për këtë e kanë fajësuar Vëllazërinë Myslimane.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, presidenca ka thënë se përpjekjet e perëndimit dhe vendeve arabe që filluan para dhjetë ditësh kanë “përfunduar sot”.

Deklarata është bërë pas përpjekjeve të ndërmjetësve të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe rajonit të Gjirit për t’i dhënë fund krizës në mes të qeverisë që është krijuar nga qeveria dhe përkrahësve të Muhammed Morsit, presidentit të larguar nga pushteti prej ushtrisë.

Morsi ka qenë një nga anëtarët më të rëndësishëm të Vëllazërisë Myslimane.

Autoritetet egjiptiane kanë nënvizuar planet që të ndalojnë protestat e përkrahësve të Morsit në Kajro.

Përfaërsisht 300 persona janë vrarë gjatë dhunës që shpërtheu që prej se Morsi është hequr nga pushteti më 3 korrik.
XS
SM
MD
LG