Ndërlidhjet

Ivanishvili: Ta quash Abkhazinë "tampon zonë" është iluzion


Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili

Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili duke folur për Zërin e Amerikës në rezidencën e tij në Detin e Zi, e ka hedhur poshtë idenë e krijimit të rajonit gjeorgjian të Abkhazisë si tampon zonë në mes të shtetit të tij dhe Rusisë.

“Të thuash se Abkhazia është një tampon zonë në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë është një iluzion. Gjeorgjia dhe Rusia nuk kanë nevojë për tampon zonë në marrëdhëniet e tyre. Sa ju përket vëllezërve tanë Abkhaz, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të përdorim vetëm retorikë miqësore. Çfarëdo shenje se do përdoret forca duhet të jetë e përmbajtur qoftë edhe vetëm nëse thuhet verbalisht. Ne duhet që ta bëjmë shtetin tonë interesant në aspektin ekonomik, juridik dhe politik që të nxisim vëllezërit tanë Abkhaz të kthehen në Gjeorgji”, ka thënë kryeministri Ivanishvili.
XS
SM
MD
LG