Ndërlidhjet

Policia e Kosovës konfiskon barna nga Serbia


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Pejë janë konfiskuar mbi 13 300 paketime të vogla me lloje të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.

Policia e shoqëruar nga zyrtarë të Doganës, Administratës Tatimore dhe Agjencionit për Prodhime Mjekësore njofton se është realizuar plani “Farmacia” në katër lokacione në qytetin e Pejës, më sakt në dy shtëpi banimi, një barnatore dhe një magazinë të produkteve mjekësore.

Gjatë operacionit që policia njofton se ka filluar në orën 8 të mëngjesit, përpos barnave janë konfiskuar edhe dokumentacion, fletore, fatura, një shtëpizë kompjuteri.

Sipas njoftimit të policisë, “i gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e tij lënda shkon në procedurë të rregullt”.
XS
SM
MD
LG