Ndërlidhjet

Autoritetet e Jemenit thonë planet e Al Kaedës dështuan


Forcat e armatosura të Jemenit kontrollojnë veturat që shkojnë drejt aeroportit të Sanaa.
Forcat e armatosura të Jemenit kontrollojnë veturat që shkojnë drejt aeroportit të Sanaa.
Autoritetet e Jemenit kanë thënë se ata e kanë zbrapsur një plan të Al Kaedës që të marrë nën kontroll portet kryesore dhe gazësjellësit në këtë shtet.

Rajeh Badi, këshilltari i kryeminstrit të Jemenit, Muhammad Salem Basindwa ka thënë të mërkurën se komploti që përfshinte përdorimin e një dyzine militantësh të veshur në uniformat ushtarake të Jemenit që të sulmojnë objektet.

Sulmi raportohet se ishte planifikuar të realizohej të dielën.

Ndërkohë, autoritetet e Jemenit kanë thënën se një sulm që dyshohet se është kryer nga aeroplanët pa pilot amerikanë kanë vrarë së paku gjashtë militantë që dyshohe se kanë qenë pjesëtarë të Al Kaedës në jug të këtij shteti.

Sulmi i tillë është bërë disa ditë pasi SHBA-të kanë mbyllur misionet e saj diplomatike në Lindje të Mesme dhe Afrikë pas paralajmërimeve për sulme të mundshme terroriste.

SHBA-të dhe Britania i kanë larguar stafin e ambasadave të tyre nga Jemeni.
XS
SM
MD
LG