Ndërlidhjet

Sulmohet një senatore femër në Afganistan


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët e Afganistanit thonë se persona që dyshohet se ishin militantë e kanë sulmuar një konvoj që barte një senatore femër në pjesën jug-lindore të këtij shteti, duke e lënduar atë dhe vrarë vëllaun dhe vajzën e mitur të saj.

Ron Gul Khairzad, pjesëtare e dhomës së lartë të parlamentit, ka qenë duke udhëtuar me familjen e saj prej kryeqytetit, Kabul për në shtëpinë e saj në krahinën perëndimore të Ghaznit, ku ndodhi sulmi.

Bashkëshorti, djali, dhe një vajzë tjetër e saj gjithashtu janë lënduar gjatë këtij sulmi mëngjesin e së mërkurës, ka njoftuar Mohammad Ali Ahmadi, guvernatori i krahinës Ghazni.

Ahmadi ka thënë se bashkëshorti i senators në fjalë i cili ka qenë në gjendje të rëndë është dërguar në një bazë ushtarake të huaj për trajtim të mëtutjeshëm.
XS
SM
MD
LG