Ndërlidhjet

Biznismenë rus e përkrahin kandidaturën e Navalnit për kryetar të Moskës


Aktivisti opozitar rus, Aleksei Navalni
Aktivisti opozitar rus, Aleksei Navalni
Udhëheqësit e më shumë se 30 kompanive të internetit e kanë përkrahur publikisht kandidaturën për kryetar të bashkisë së Moskës të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalni.

Ky i fundit para pak ditësh është dënuar me burg në një rast ku fajësohet për vjedhje.

Në një manifest që është publikuar të mërkurën, biznismenët kanë thënë se ata e kanë nënshkruar një “kontratë sociale” me Navalnin duke e përkrahur atë me “reputacionin, financat dhe burime të tjera të tyre”.

Ata prej Navalnit kërkojnë “mbrojtje të sundimit të ligjit, përkrahje për gjykata të pavarura dhe përgjegjësi reale të zyrtarëve të shtetit para shoqërisë”.

Navalni është dënuar me pesë vjet burg por më pas ishte liruar përkohësisht.

Navalni i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

A do të garojë kundër një kandidati që e ka përkrahjen e Kremlinit dhe që momentalisht është kryetar i Moskës, Sergei Sobyanin në zgjedhjet lokale që do mbahen me 8 shtator.
XS
SM
MD
LG