Ndërlidhjet

logo-print

BE thotë do t'i vazhdojë përpjekjet në krizën e Egjiptit


Michael Mann, zëdhënësi i shefës për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton

Michael Mann, zëdhënësi i shefës për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton

Bashkimi Evropian është i shqetësuar nga situata në Egjipt pasi përpjekjet për t’i dhënë fund krizës politike në mënyrë paqësore kanë dështuar.

Sidoqoftë Brukseli ka njoftuar të markurën se BE, më sakt shefja për politike të jashtme, Catherine Ashton do të do të vazhdojë përpjekjet për këtë çështje.

Michael Mann, zëdhënësi i baroneshës britanike e cila është dhe zëvendës president e Komisionit Evropian thotë: “Ne do të vazhdojmë që të bëjmë çdo gjë që ne mund të provojmë dhe të inkurajojmë popullin që ta vazhdojnë dialogun përfshirës pasi që është e rëndësishme që të shohim rikthimin e tranzicionit demokratik në Egjipt”.

Ditë më parë, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton është takuar me presidentin e hequr nga pushteti prej ushtrisë, Muhammed Morsi.

Takimi është mbajtur në vendin ku ushtria po e mban Morsin pa e identifikuar lokacionin, ndonëse asnjë rezultat nuk është arritur për dhënien fund të trazirave politike në Egjipt.
XS
SM
MD
LG