Ndërlidhjet

Jacobson thirrje komuniteteve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit


Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, (Ilustrim)
Ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, (Ilustrim)
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson ju ka bërë thirrje sot komuniteteve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Duke folur para përfaqësuesve të fshatit Dobrushë të Istogut ku u bë inaugurimi i Qendrës së Bashkësisë, ajo fillimisht ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të ndihmojnë gjithëmonë komunitetet e ndryshme të Kosovës dhe se “përkrahje do i jepet një Kosove multietnike”.

Ajo ka thënë se “ne gjithmonë inkurajojmë komunitetet që të bashkëpunojnë me përfaqësuesit lokal dhe ata kombëtar që secili të kuptojë se cilat janë nevojat e tyre”

Më tej ambasadorja Jacobson ka thënë: “Unë do e them këtë kudo që do të shkojë gjatë muajve të ardhshëm deri në nëntor dhe shpresoj që ju të gjithë do të votoni, do të shfrytëzoni të drejtën dhe privilegjin demokratik, por dhe obligimin që të votoni në zgjedhjet e nëntorit”.
XS
SM
MD
LG