Ndërlidhjet

Fry kërkon që Rusisë t'i merret e drejta e lojrave olimpike


Aktori britanik, Stephen Fry gjatë një prej paradave të homoseksualve në Londër, 7 korrik 2012.
Aktori britanik, Stephen Fry gjatë një prej paradave të homoseksualve në Londër, 7 korrik 2012.
Aktori britanik, Stephen Fry ka bërë thirrje që Rusisë t’i merret e drejta për organizimin e lojrave olimpike dimërore në vitin 2014 në Soçi për shkak të ligjeve të reja kundër homoseksualve.

Fry, aktivist i të drejtave të homoseksualve, i ka dërguar një letër kryeministrit britanik, David Cameron dhe Komitetit Ndërkombëtar Olimpik të mërkurën duke kërkuar nga ata që të mos i japin presidentit rus, Vladimir Putin “aprovimin e botës së civilizuar”.

Komentet e Fry janë bërë pasi në Moskë është prezantuar një ligj që ndalon “propagandën e marrëdhënieve jo tradicionale” me të cilin parashihen gjoba ndaj përsonave që organizojnë parada homoseksualësh.

Fry ka shkruar se “një ndalim absolut” i lojrave olimpike në Rusi është “thjeshtë esenciale”.

Komentet e tij janë bërë publike pasi ministri i sportit të Rusisë ka thënë javën e kaluar se ligji do të vihet në funksion gjatë lojrave në Soçi.
XS
SM
MD
LG