Ndërlidhjet

Dinkiq thotë se Daçiqi jeton sikur jemi ende në vitet e 90-ta


Ish ministri i financave të Serbisë, Mlagjan Dinkiq, 30 korrik 213
Ish ministri i financave të Serbisë, Mlagjan Dinkiq, 30 korrik 213
Kryetari i partisë Rajonet e Bashkuara, ministri i sapo shkarkuar i financave në Serbi, Mlagjan Dinkiq ka thënë se kryeministri Ivica Daçiq është duke jetuar sikur ende të jemi në vitet e 90-ta.

Kryeministri aktual serb, Daçiq gjatë viteve të 90-ta ka qenë zëdhënës i presidentit të atëhershëm të ish Jugoslavisë, Slobodan Milosheviq.

“Unë mendoj që atij (Daçiqit), reformat dhe modernizimi i Serbisë fare nuk i interesojnë, por vetëm organet e qeverisjes” ka thënë Dinkiq gjatë një interviste për numrin e ri të revistës, Nin.

Ai më tej ka thënë se për reforma është e domosdoshme përkrahja politike, a me Daçiqin, për të cilin thotë se e vetmja gjë më rëndësi është që të mbijetojë si kryeministër nga sot deri nesër, thjeshtë nuk mund të marrësh përkrahje për gjëra që nuk janë popullore.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq para pak ditësh e ka shkarkuar Mlagjan Dinkiqin nga qeveria duke e larguar kështu edhe partinë e tij nga koalicioni qeveritar.
XS
SM
MD
LG