Ndërlidhjet

Ford: Për mua, të punosh është ushtrim intelektual


Aktori i njohur amerikan, Harrison Ford

Aktori i njohur amerikan, Harrison Ford

Pas pesë dekadave duke aktruar në role të ndryshme, duke e përdorur me gjallëri një kamxhik në filmin Indiana Jones, duke e shpëtuar Luke Skywalker në rolin e Han Solo apo duke u arratisur nga burgu, Harrison Ford nuk jep asnjë shenjë se do të heq dorë nga puna.

Aktori 71 vjeçar e ka pasur edhe këtë vit shumë aktiv.

Pasi filmit “42” këtë pranverë, aktori do të paraqitet në rolin e një miliarderi të teknologjisë në trillerin, “Paranoja” i cili do të ketë premierën këtë të premte.

Aktori gjithashtu do të aktrojë në filmin që është mbështetur në novelën e Orson Scot Card, “Enders Game” dhe thashethemët janë përhapur se ai mund të rikthehet në rolin e Han Solo në epizodën e radhës të “Star Wars”.

Gjatë një interviste për Reuters, Harrison Ford ka thënë si nuk e ndjen vetën mirë kur qëndron ulur dhe nuk bën diçka.

“Për mua të punosh është ushtrim intelektual”, ka thënë për Reuters, Ford.
XS
SM
MD
LG