Ndërlidhjet

Shkencëtarët prap do ndërhyjnë në virusin e gripit të shpendëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shkencëtarët të cilën kanë nxitur reagime të ashpra kur e krijuan një version të ri të gripit të shpendëve që përhapet më kollaj, tani duan të eksperimentojnë prap duke e përdorur një metodë te re shqetësuese, H7N9.

Që prej se filloj të përhapet në muajin mars, në Kinë, gripi i shpendëve ka infektuar më shumë se 130 persona, dhe ka marrë jetën e 43 njerëzve.

Shkencëtarët thonë se ata në laboratoret e tyre do ndërhyjnë gjenetikisht në virus pasi kështu mund të arrijnë të gjejnë nëse virusi po ndryshon për tu bërë një kërcënim më i madh.

Shkencëtarët njoftuan për këtë në letra që ja kanë dërguar revistës, Shkenca dhe Natyra.

Kërkime të tilla lejohen vetëm në laboratore të sigurisë së lartë.

Mirëpo, qeveria amerikane ka premtuar se do të bëjë mbikqyrje të shtuar duke thënë se një panel special i vëzhgimit do të vlerësojë qëndrimet pro dhe kundër para se të vendos nëse ja vlenë të rrezikohet me projekte të tilla të gripit.

Nëse jo, atëherë qeveria amerikane nuk do i financojë ata.
XS
SM
MD
LG